TIRANË

Një formë e rënduar e COVID-19 është shtruar në sanatorium në 24 orët e fundit. Kështu bëri të ditur gazetari Erjon Skëndaj teksa raportoi nga Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” për situatën në dy spitalet COVID.

Ai tha se bëhet fjalë për një grua, 68 vjecare të operuar nga tumori në koke ne muajin shkurt, e diagnostikuar me COVID-19. Pas kesaj ajo i eshte nenshtruar per tre javet e fundit radioterapise dhe kimioterapise ne menyre ambulatore ne neurokirurgji.

Aktualisht në spitalin e njohur ndryshe si Sanatoriumi, janë 8 pacientë të shtruar por 4 janë negativizuar, ndërsa vijojnë të trajtohen për shkak të problemeve në mushkri pasojë e COVID-19”, tha Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: