Një grua kineze që mori ilaçe anti-inflamatore për të fshehur simptomat e COVID-19 në një fluturim nga SHBA-ja në Kinë marsin e kaluar, u dërgua në burg nga një gjykatë e Pekinit për pengimin e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve infektive.

Një vit burg dhe një vit me kusht u dha Li Na në muajin tetor, por vendimi u bë publik vetëm pak kohë më parë.

Li kishte jetuar në Massachusetts  vitet e fundit, duke punuar për kompaninë e farmacisë në SHBA, Biogen. Por, si shumë prej bashkatdhetarëve të saj, ajo zgjodhi të kthehej në Kinë gjatë pandemisë, me sa duket duke besuar se autoritetet lokale do të ishin më efektive në ndalimin e sëmundjes sesa homologët e tyre perëndimorë.

37-vjeçarja u ndje e sëmurë disa ditë para fluturimit, por nuk i ktheu biletat e saj pavarësisht se një prej kolegëve të saj tashmë ishte diagnostikuar me Covid-19. Gruaja mori antipiretikë para se të hipte në mënyrë që të fshihte simptomat e saj të koronavirusit dhe kreu një udhëtim të gjatë ajror nga Boston në Los Angeles dhe më pas në Pekin.

Problemet e saj shëndetësore u zbuluan vetëm pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit. Më 13 Mars 2020, Li u diagnostikua me koronavirus, i cili detyroi 63 prej kontakteve të saj të ngushta të kalonin në karantinë.

Biogen gjithashtu ndërpreu marrëdhëniet e punës me Li, duke argumentuar se vendimi i saj për të shkuar në Kinë pa informuar punëdhënësin e saj dhe në shkelje të udhëzimeve shëndetësore ishte në kundërshtim me vlerat e kompanisë.

6005c684203027657743f2fd

600950882030274742140a69

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb