Një tren që qarkullonte në Francën veriore goditi një grup migrantësh që ecnin përgjatë shinave pranë Calais, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, thanë autoritetet lokale në Twitter.

Franck Dhersin, nënkryetar i rajonit Hauts de France, tha se të gjitha viktimat ishin nga Eritrea , duke shtuar se njëri nga tre personat e plagosur ishte në një gjendje “emergjence absolute”.

Qarkullimi i trenave do të mbetet i pezulluar në linjën Calais- Dunkerque deri të premten në mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb