TIRANE- Një shfaqje teatri dy gjuhësh, e titulluar “Një gur gabim” i Theodore Grabsas, do të shfaqet në skenat greke dhe shqiptare, me protagonistë aktorë të dy vendeve. Dy gra, Helena dhe Ana, ilustrojnë marrëdhënien nënë e bijë, e cila me kalimin e viteve, që nga kohët e lashta, në vende dhe popuj të ndryshëm, mbetet e vështirë.

Projekti është bashkëpunim i Teatrit Kombëtar eksperimental Shqiptar dhe Teatrit grek “Akti i shtatë”. Çdo rol do të interpretohet nga aktorët në gjuhët e tyre: Luiza Xhuvani nga Teatri Kombëtar shqiptar do të jetë protagonistja me emrin Helena, ndërsa aktorët grekë Helen Ludiana dhe Penni Papageorgiu do të flasin në greqisht. “Një gur gabim”, do të ketë premierën në 7 tetor në Athinë dhe do të përformojnë 15 herë, ndërsa më 1 dhjetor do të mbërrijë në Tiranë për 15 shfaqje të tjera. Më pas trupa do të udhëtojë në Patra, Selanik, Sarandë dhe Korçë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb