Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës është miratuar me 96 vota pro .

Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Projektligji përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

Më herët u votuan me 101 vota pro Projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe me 98 vota projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb