Një person i moshës 54-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në “Tregun e Gjelbërt”, në Viti. Lajmin për mediet e Kosovëse ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se vdekjen e 54-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, derisa siç tha ai sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e ‘Tregut të Gjelbër’ në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe ekipet mjekësore.

“Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe ai ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: