Shpresat e Premier League për një rinisje të shpejtë marrin një tjetër goditje. Një prej lojtarëve të Brighton ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke i dhënë më shumë kuota zërave kundër planit për t’u kthyer në fushën e lojës në mesin e muajit qershor. Ky është rasti i tretë në klubin e Premier League, që edhe më parë ishte rreshtuar mes atyre që kundërshtojnë rifillimin e kampionatit. Më parë Norwic, Aston Villa dhe Bournemouth kishin “bllokuar” planin e Ligës. K

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

ëto tre skuadra janë në fundin e tabelës dhe nëse kampionati pezullohet përfundimisht siç edhe ato kërkojnë, atëherë do të qëndronin në Premier League edhe sezonin e ardhshëm. Një qëndrim që mediat angleze e kanë pagëzuar si “marifet i pisët”. Të përditëshmet britanike ngrenë dyshime edhe mbi rastin e fundit te Brighton, që frenon akoma më shumë inisiativën për të vendosur në fushë verdiktet e këtij sezoni të ndërprerë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Nintchdbpict000506566429
Nintchdbpict000506566429

Gjithsesi, drejtuesit e futbollit anglez janë të bindur se kampionati duhet të kthehet. Sipas tyre, stërvitjet dhe ndeshjet janë më të sigurta se supermarketet ku futbollistët shkojnë për të bërë pazar për familjet e tyre. Kjo javë është vendimtare për fatin e Premier League. Nga dita e dielë, plani për rinisje bashkë me protokollin sanitar është në tavolinën e kryeministrit Boris Johnson, që do të marë edhe vendimin përfundimtar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb