Protestues të shumtë janë mbledhur përpara komisariatit 4 në Tiranë, dhe kërkojnë lirimin e protestuesve që u shoqëruan nga policia pas tubimit para Kuvendit.

Një tjetër protestues, tha për News24 se protesta do të vijojë dhe se nuk i tremben presioneve.

“Një nga djemtë që nuk ka pasur fare faj i është thyer hunda. Nuk e dimë se si do të vijojë. Me sa shohim po marrim njerëz zvarrë. Ne nuk po jetojmë në një vend evropian. Policia duhet t’i shërbejë popullit. Presidenti i Shqipërisë duhet t’i shërbejë popullit. Nuk e pamë presidentin që të ketë një reagim, as më parë edhe as tani. Pavarësisht kërcënimeve që nuk na trembin, janë kërcënime boshe dhe ne do të vazhdojmë të protestojmë. Ne nuk po ushtrojmë dhunë, po na provokojnë dhe po reagojmë”, tha mes të tjerash një tjetër protestues.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb