Një grup rastesh meningjiti është regjistruar në qarkun e Berkshire në Anglinë jugore, ku një student ka vdekur dhe dy të tjerë janë në spital, sipas një deklarate nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA).
Siç shpjegon ajo, tre raste përfshijnë të rinj të lidhur me një kolegj në zonë. Njëri prej tyre ka të bëjë me meningjitin e tipit B dhe priten rezultatet e testeve të tjera laboratorike.
Personave që kanë rënë në kontakt me raste të meningjitit u janë dhënë antibiotikë si masë paraprake .
Një patolog në zonën ku janë identifikuar rastet tha se i riu që vdiq ishte student në Kolegjin Henley, duke shtuar se autoritetet shëndetësore kanë qenë në kontakt me ata që kanë rënë në kontakt me të.
Autoritetet britanike shëndetësore theksojnë se sëmundja meningokoksike përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe se rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët.
Në mars, një shpërthim i meningjitit në Kent të Anglisë mori dy jetë nga 27 raste të konfirmuara , duke rritur kërkesën për vaksina.
