Një tjetër banesë është cilësuar e pabanueshme në Torovicë te Lezhës për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuimin e familjes drejt një zone më të sigurt. Shtëpia ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.

Banesa e Mark Majamalit ka nisur të rrëshqasë ditën e sotme si pasojë e reshjeve intensive të shiut që provokuan shembjen e dheut.

Aktualisht janë 6 familje të tjera në Torovicë që rrezikohen nga shembjet e dherave duke e bërë numrin e këtyre familjeve në 8 pasi më herët 2 familje të tjera kanë kërkuar ndihmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb