TIRANË

Bashkimi Evropian jo vetëm po mbështet fermerët shqiptarë përmes Programit IPARD, por gjithashtu po i lejon ata të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025.

Kështu deklaron ambasada e BE në Tiranë, teksa thekson se në këto kohë të vështira, fermerët e vegjël do të kenë më shumë mundësi për të eksportuar prodhimet e tyre në shtetet anëtare të BE-së.

Ndërkaq ambasadori i BE Luigi Soreca deklaron se jemi të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshme në tregjet evropiane.
“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë po eksportojnë produkte sipas ?? standardeve, falë edhe IPARD.
Të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshëm në tregjet evropiane! Evropa është këtu për t’ju mbështetur!”, shkruan Soreca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb