Neymar do të jetë i detyruar të braktisë Kupën e Amerikës. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga faqet e gazetës spanjolle “AS”, e cila citon, as më shumë e as më pak, por numrin dy të Federatës Braziliane të Futbollit, Francisco Noveletto. Ky i fundit zbulon se një video kompromentuese që pritet të bëhet publike në ditët në vijim do ta vendoste në stress të fortë sulmuesin e Paris SG. “Ky filmim do ta vendoste atë në presion të madh psikologjik dhe do të ndikonte negativisht në paraqitjen e tij dhe skuadrës”, ka thënë zëvendëspresidendi i federatës braziliane, i cili nuk jep detaje në lidhje me përmbajtjen e videos së supozuar.

Hana E Neymar
Hana E Neymar

Por gjithçka lidhet me akuzat e rënda për përdhunim që kanë tronditur Neymar ditët e fundit. Jo vetëm kaq. Pasi publikoi bisedat, fotot dhe videot intime me vazjën 27-vjeçare që e akuzon, sulmuesi tashmë është nën hetim edhe për “krim informatik”. E gjithë kjo tymnajë ka shqetësuar jo pak kombëtaren e Brazilit, e cila pa policinë të hynte në grumbullimin e skuadrës për t’i dorëzuar Neymar kërkesën për t’u paraqitur te hetuesit e çështjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb