GJIROKASTËR

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka marrë pjesë në ceremoninë e një vjetorit të vdekjes së Konstandinos Kacifas duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës.

Dule tha për mediat pas meshës dhe homazheve në varrin e Kacifas, se ka klimë pasigurie në minoritetin grek, ndërsa tha se e vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin.

“Ka klimë pasigurie në minoritet. S’kemi ende asnjë relacion për këtë ngjarje tragjike. Kujt i intereson që ngjarja të mos zbardhet? E vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin. Të insistojmë të zbardhet e vërteta”, tha Dule nga Bularati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb