Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmën e Sllovenisë, për atentatin e ndodhur mesditën e 17 korrikut 2022 te mbikalimi i Fushës Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i kumarit dhe dy miqtë e tij Dikler Vata e Besmir Hoxha. Plot, një vit pas masakrës së tronditi vendin, pasi pas vrasjes, trupat e dy prej të rinjve u dogjën brenda makinës, prokuroria nuk ka mundur ende të identifikojë autorët e krimit.

Së fundmi, është identifikuar përmes kamerave të sigurisë një automjet që dyshohet se ka vëzhguar viktimat dhe ka informuar autorët për çdo lëvizje te tyre. Automjeti sipas hetuesve është me targa Sllovene dhe për këtë arsye është kërkuar ndihmë përmes letërporosisë, për të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt I përket nëse është automjet i vjedhur, apo ka hyrë në Shqipëri në rrugë te ligjshme. Institucioni i akuzës nga ana tjetër po analizon qelizat e celularëve të disa personave të skeduar për krime të rënda, të cilët dyshohen se janë përfshirë në këtë ngjarje.

Brilant Martinaj u vra për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale. bashkë me të u ekzekutuan dhe dy miqtë e tij, njëri prej të cilëve, Besmir Hoxha nuk ishte i skeduar për asnjë vepër penale. pas ekzekutimit të 3 të rinjve, familja Martinaj denoncoi zhdukjen pa gjurmë të Ervis Martinaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Fati i mbretit të bixhozit, vijon edhe sot të mbetet mister.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: