Ai njihet si metropol i botës.

Nju Jorkun shumë e ëndërrojnë, por ai nuk është me shkëlqimin që mendojmë. Panorama po bëhet akoma më shqetësuese! Disa duke sulmuar qytetarët, disa duke u droguar në mes të rrugës e ditës dhe krimi që sipas policisë është rritur 41% nga viti i kaluar.
Papunësia po bëhet një problem i mprehtë social.

Fotografitë e marra nga Mail Online tregojnë një burrë me atë që duket të jetë shiringë në dorën e tij dhe një tjetër të rrëzuar në një karrige me rrota.

Krimi në Qarkun Midtoën South, është rritur 41 përqind këtë vit deri më 19 Shtator në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas të dhënave të krimit të NYPD.

Rritjet më shqetësuese janë në numrin e grabitjeve, të cilat u rritën 189 përqind nga 97 në 280 dhe sulmet kriminale, të cilat u rritën 151 përqind nga 131 në 329.

Numri i viktimave si pasojë e të shtënave u rrit nga një në 10 dhe krimet e urrejtjes janë rritur nga 3 në 27.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: