Incidenti i rëndë që i ndodhi ditën e djeshme, fantazistit të njohur Christian Eriksen, ka tronditur mbarë opinionin botëror.

Shumë persona reaguan pasi panë ato skena, ku Christian, pësoi arrest kardiak dhe shtrihej pa ndjenja në fushën e lojës.

Ish-portieri i Danimarkës, Peter Shchmeichel, thotë, se partnerja e Eriksen, besoi se futbollisti kishte vdekur, ndaj u pa aq e prekur dhe e nevorzuar teksa zbriti në fushën e blertë, për të mësuar mbi gjendjen e të shoqit.

Ish-legjenda e portës, tha se futbollistët e tjerë iu deshën që të qetësonin Sabrinën Jansen (Bashkëshoreten e Eriksen) se bashkëshorti i saj ende merr frymë dhe se do të bëhej mirë. Për BBC, Shchmeichel, ka thënë se ishit djali i tij Kasper dhe disa lojtarë të Danimarkës ngushëlluan partneren e yllit të kombëtares daneze.

“Ishin dy orët më të këqija në kohën që unë jam angazhuar me futboll, si në atë aktiv dhe jashtë saj. Absolutisht nuk kishim asnjë informacion. Ne e gjitha na u duk tepër serioze, duke parë edhe reagimin e lojtarëve. Ju mund ta shihni, se si djali im Kasper dhe kapiteni Simon Kajer, tentojnë të qetësojnë gruan e Christian. Duket qartë, tronditja që ajo pësoi të lë të kuptosh se mendoi që i shoqi vdiq në mes të fushës”, tha ish-portieri.

Fatmirësisht, Chris, i ka shkruar një mesazh shokëve të tij të skuadrës së Interit, ku i ka theksuar se ndihet mirë dhe mezi pret të rikthehet në fushat e lojës.

Sakaq, nga krahu tjetër, mjekët e kombëtares së Danimarkës e kanë konfirmuar se ylli i futbollit botëror pësoi arrest kardiak, por është ende e paqartë shkaku i problemit të tij në rrugët e zemrës, pasi nuk ka paraqitur në të kaluarën asnjë hije dyshimi. Kjo është konfirmuar nga dy mjekët që janë kujdesur për të në të kaluarën, nga ai i Interit dhe i Totenhamit.

Eriksen dhe Familja

Christian Eriksen është i martuar me Sabrina Jahnsen dhe kanë dy fëmijë. Më i vogli ka lindur vitin e kaluar, e kjo është publikuar nga dyshja në rrjete sociale. Chris dhe Sabrina janë njohur në vitin 2012, ku asokohe danezi luante për Ajax. Sabrina ishte një prarukiere profesioniste dhe një vullnetare në shoqatat e fëmijëve në nevojë. Çifti aktualisht jeton në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e Interit, ekipit kampion në Itali.

Deklarata e mjekut:

Mjeku kryesor i ekipit të Danimarkës, Morten Boesen, konfirmoi ditën e sotme se mesfushori kishte pësuar një arrest kardiak, por shkaku është ende i paqartë.

“Christian tha se nuk mban mend shumë, ai ishte i shqetësuar për ne dhe familjen e tij. Në fjalët që ai na tha, u shfaq gjithë bujaria e tij dhe e gjithë madhështia e tij si një person. Ai na kërkoi të ktheheshim për të luajtur.”

Deklarata e Giuseppe Marottës, që qetësoi miliona tifozë në të gjithë botën:

Një natë më parë, Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, rrëfeu për mediat italiane, një mesazh të Christian, ku ky i fundit, tregonte se ndihej mirë dhe mezi priste të rikthehej.

“Lojtarët janë shumë të afërt, sidomos pas fitimit të titullit kampion. Ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Christian i ka shkruar dhe i ka treguar se ndihet mirë dhe mezi pret të rikthehet në fushat e lojës.

Kur shikon ato momente janë vërtetë të frikshme. Nuk dyshoj që lojtari është i infektuar me COVID, rënia në atë mënyrë nuk është shkaktuar nga virusi”, deklaroi ditën e djeshme Marotta.

Roli heroik i kapitenit të Danimarkës Simon Kjaer

Kapiteni aktual i Danimarkës, Simon Kjaer, njëherazi dhe lojtari i Milan në kampionatin italian, ka luajtur një rol heroic në shpëtimin e Eriksen. Siç shihet në pamjet e publikuara, Kjaer ishte i pari që vrapoi drejt Christian, sapo pa që ky i fundit ra pa ndjenja në mes të fushës. Ai u sigurua që futbollisti të mos gëlltiste gjuhën teksa ishte pa ndjenja dhe nxiti mjekët e ekipit që të shpejtonin për t’i dhënë ndihmën e parë.

Kjaer, udhëzoi shokët e tjerë të skuadrës që të krijonin një gardh rreth Eriksen, në mënyrë që të ruanin privatësinë dhe atë moment tronditës. Ai gjithashtu vrapoi dhe përqafoi partneren e Eriksen, për ta qetësuar, pasi ndihej vërtetë shumë keq nga gjithçka sa ndodhi.
Deklarata e Federatës Daneze të Futbollit, për gjendjen e Eriksen

Ekzaminime më të thelluara pritet t’i bëhen lojtarit të Interit, për vetë faktin, që ai, në të kaluërën nuk ka paraqitur asnjë problem shëndetësor të këtyre përmsave. Këtë gjë, e ka deklaruar edhe vetë Federata e Futbollit në Danimarkë.

“Gjendja e Eriksen është e qëndrueshme. Ai ndodhet në spitalin Union në Danimarkë dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminiveve të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e federatës.

Gjithashtu, edhe agjenti i tij, Martin Shchoots, theksoi se lojtari që ai menaxhon, pra Christian Eriksen, merr frymë lirisht dhe është në gjendje të flaës. Gjithashtu, shtoi se është jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi e gjithë ngjarja!

Drama filloi në minutën e 42-të të ndeshjes, teksa Danimarka po sulmonte portën e Finlandës. Kamerat televizive shfaqin në plan të parë Eriksen, të cilit po i vështirësohej frymëmarrja teksa ndiqte një top të pasuar nga shoku i ekipit.
Mesfushori, i cili u transferua nga Tottenham te skuadra italiane Inter Milan vitin e kaluar, ngadalësoi ecjen, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në tokë.

Mjekët e ekipit Danimarkë mbërritën brenda 20 sekondave, por lojtarët u shqetësuan nga mungesa e ndihmës së shpejtë dhe thërritën dëshpërimisht për ndihmë.

Një ekip urgjence shpejt mbërriti dhe pas disa minutash lojtarët e tronditur të Danimarkës formuan një kordoni rreth Eriksen për ta mbrojtur atë dhe ekipin mjekësor nga kamerat e pranishme.

Truma e 16,000 tifozëve ran ë heshtje, ndërsa mjekët nisën t’i bënin masazh kardiak lojtarit.

Shumë shokë të ekipit të Eriksen ishin në lot dhe të tjerët u larguan, pa mundur të shikonin skenat shqetësuese. Ndërkohë, Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel vrapuan për të ngushëlluar bashkëshorten e Chris, Kvist Jensen, e cila zbriti në fushë e tronditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb