Me ekspresionin tallës dhe look-un e saj të veçantë, Ella Emhoff ka rënë shumë në sy në Inauguration Day. Me flokë kaçurrele, me një shikim ironik poshtë syzeve që ajo mban, fizik të imët dhe një pallto elegante, vajza e Kamala Harris ka bërë për vete zemrat e miliona njerëzve dhe popullariteti i saj (edhe në rrjetet sociale), ka shkuar në qiell.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ella, 21 vjeç, është një fashion designer e diplomuar në shkollat më të mira të modës dhe artit në New York. Ajo është vajza që Doug Emhoff, bashkëshort i Harris, ka pasur nga gruaja e parë. Ella jeton në Brooklyn, ku ka themeluar një linjë veshjesh të trikotuara, me ngjyra dhe në viza. Ajo është shumë e lidhur me Kamala, që ajo dhe vëllai Cole e thërrasin me dashuri Momala. Me zv presidenten amerikane atë e lidhin idealet dhe lufta në mbështetje të komunitetit LGBTQ.
Si të gjitha bashkëmoshataret e saj, Ella pëlqen të shkojë nëpër klube, të shohë seritë televizive, të dëgjojë muzikë, mbi të gjitha disko dhe funk.

Ajo pikturon, punon në qeramikë, thur me shtiza dhe grep, bën dhe tatuazhe. Për shembull tatuazhet e bëra në krahët e saj i ka dizenjuar personalisht. ’Jam singel’, ka treguar ajo për Glamour Usa.
E bukur, e lirë, e papërmbajtshme, në rrjetet sociale ajo përdor shumë ironinë. Pak përpara nisjes së ceremonisë zyrtare, ajo ka dërguar një foto nga tualeti, për agjenten e saj, për të marrë aprovimin për look që do të vishte në ceremoni. Gjatë mbërritjes së Mike Pence, ajo ngriti dy herë vetullat, një shprehje tallëse dhe e parespektueshme, që u bë menjëherë meme në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb