2.200 kompani teknologjike ekspozuan krijimet e tyre teknologjike të gjeneratës së re duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në Kongresin Botëror të Teknologjisë në Barcelonë. Sipas TechSot prodhuesit e telefonëve po përpiqen të mbushin boshllëkun e krijuar në treg nga Samsung Note 7 që shkaktoi dëme të mëdha për kompaninë koreano-jugore.

Nën fasadën e telefonëve të rinj të ndritshëm dhe debateve mbi implementimin e rrjeteve teknike, kompanitë më të mira konfirmon po paraqesin transformime futuriste. Huawei kinez, me gjasa pretendenti për t’u futur në kategorinë e celularëve më të mirë në treg, paraqiti aparatin e tij, me misionin për ta zhvendosur Samsung si prodhuesin numër 2 në botë për celularë, pas Apple. Xiaomi, Vivo dhe Oppo janë të tjerë emra të preferuar.

Vetë Samsung prezantoi dy tableta të reja, ndërkohë që bëhet gati për hedhjen në treg të Galaxy S8, diku në fund të marsit. Huawei që tashmë ka bërë emër në rrjetin e telefonisë dhe është futur në këtë treg vetëm në këtë dekadë, nuk i fsheh ambiciet për t’u bërë numri 2 në botë.

Por fati mund të ndryshojë shumë shpejt në tregun e smartphone, me emra pak të njohur që po shtyjnë lojtarë si ZTE, LG Electronics dhe Lenovo-Motorola në nivelin e dytë. Ndërkohë, Oppo, Vivo dhe Xiaomi janë prodhuesit e katërt, pestë dhe gjashtë në botë, ndërkohë që Sony renditet i 16-ti dhe HTC i 20-ti.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: