Stresi në ditët e sotme është një problem që po prek çdo lloj moshe për shkak të rimti të jetës. Por ushqyerja ka një rëndësi të madhe në parandalimin dhe largimin e stresit. Një nga këto ushqime janë edhe frutat e thata sepse përmbajnë substanca të rëndësishme për organizmin.

Këtë e ka rekomanduar eksperti i njohur nga Vjena, profesor Dr. Hademar Bankhofer.

Arsyet e konsumimit të frutave të thata:

– Ato janë të pasura me magnez, një mineral që relakson muskujt, heq stresin dhe përmirëson gjumin, si dhe vitaminë B kompleks që forcon sistemin nervor.

– Ato janë të pasura me hekur, i cili përmirëson imunitetin, pasqyrën e gjakut dhe vitalitetin.

– Nëse konsumohen në baza ditore, personi që i konsumon do të ketë tretje më të mirë dhe qarkullim më të mirë në kokë.

– Frutat e thata më së miri është që të konsumohen në mëngjes, të priten imët dhe të përzihen me kos.

Bananet dhe mollat e thata janë më të dobishme se sa frutat e tjera, sepse ato kanë më së shumti magnez, hekur dhe vitaminë B. Nutricionistët i rekomandojmë në vend të ëmbëlsirave, veçanërisht njerëzit që janë të ekspozuar ndaj stresit të përditshëm si një mburojë e përsosur në situata të tilla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: