DETYRAT KRYESORE:

  • Analizon informacionin, parashikon shitjet kundrejt shpenzimeve dhe krijon plane buxhetore vjetore.
  • Siguron mbështetje analitike duke monitoruar shitjet aktuale dhe të parashikuara të departamenteve të operimit.
  • Analizon të dhënat financiare dhe trendin e tregut.
  • Sigurohet që faturat e aprovuara të postohen në kohën e duhur.
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të tjera për të siguruar informacion të saktë, në çdo kohë.
  • Harton, rishikon, përgatit dhe analizon të ardhurat për të lehtësuar funksionin e mbajtjes së librave.
  • Kontrollon mospërputhjet e faturave dhe pagesave.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në fakultetin ekonomik niveli master (në një nga specialitetet Administrim –Biznes, Financë- Kontabilitet).
  • Të ketë njohuri për programin FINANCA -5.
  • Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë në këtë pozicion ose pozicione të ngjashme.
  • Eksperienca në fushën e hotelerisë përbën avantazh kualifikues.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:

[email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb