SUEDI -Çmimi Nobel i Kimisë u fitua sot nga tre hulumtues, zvicerani Jacques Dubochet, amerikani Joachim Frank dhe britaniku Richard Henderson për zhvillimin e mikroskopisë krio-elektronike, një metodë revolucionare e vëzhgimit të molekulave shoqëruar me pamje 3D.

“Çmimi këtë vit iu akordua një metode të rifreskuar të imazhit të molekulave jetësore”, njoftoi Göran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave që dha çmimin.
3675
“Në sajë të kësaj metode, hulumtuesit mundet tashmë të prodhojnë struktura tridimensionale të biomolekulave”, u shpreh juria e Nobelit. Mikroskopia krio-elektronike mundëson studimin e kampioneve biologjike pa prekur vetitë e tyre, si ajo që prodhohet me ngjyruesit apo të një grumbulli elektronesh të nxjerra nga rrezet X.

Në mikroskopinë eletronike konvencionale, kampionet në të shumtën e kohës të përbërë nga një sasi e madhe uji, duhet në fakt të jenë të dehidratuara dhe më pas të ndryshohen. Në mënyrë për të përftuar imazhin më të mirë të mundshëm, mjaft shpesh përdoren ngjyrues apo kripëra që shkaktojnë çekuilibrim të mëtejshëm të vëzhgimit.

Deri në vitet 1980, në periudhën kur Jacques Dubochet dhe stafet e tij shpikën mikroskopinë krio-elektronike, në vija të trasha bëhej fjalë për ngrirjen e kampioneve në mënyrë që të përftohej ruajtja e gjendjes së saj origjinale. Teknologjia moderne mundëson ndër të tjera rindërtimin e kampionit biologjik (virus,bakterie etj) në 3D.
(BalkanWeb)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: