Fituesi i sivjetshëm i çmimit Nobel në Letërsi, Jon Fosse, ka anuluar konferencën e tij për shtyp për ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor.

Fosse shkroi në një email për gazetën norvegjeze VG se ai ”kishte refuzuar të gjitha propozimet nga programi”, pjesëmarrja e të cilit nuk është e detyrueshme për fituesit e çmimit Nobel për Letërsinë.

Akademia Suedeze kishte njoftuar se ”ai nuk duhej të mbante konferencë për shtyp sepse kishte dhënë shumë intervista”.

Fondacioni Nobel njoftoi se të gjitha intervistat e mëtejshme me Fosse gjithashtu ishin anuluar.

Ai tha se tashmë mezi pret më shumë momentin e ndarjes së çmimeve.

”Takimet e zgjeruara me njerëzit nuk më japin kënaqësi, përkundrazi”, ka shkruar ai.

VG raportoi se zëdhënësja Rebecka Oxelström tha se ”pika e vetme e rendit të ditës që Fosse duhej të plotësonte si fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë ishte leksioni, të cilin ai do ta mbajë më 7 dhjetor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: