Noizy është një nga këngëtarët më të dashur sidomos nga adoleshentet, ndërsa këngët e tij kthehen menjëherë në hite. Të gjithë e dinë që Noizy-n e kanë fiksim shumë vajza të reja dhe vetë reperi njihet për flirtet me vajzat e bukura me të cilat është përfolur shpeshherë për lidhje dashurie.

Por këtë herë një fanse e ka nxjerrë zbuluar Noizyn. Ai i ka shkruajtur në Instagram një mesazh ku e komplimenton.

“Do thush ti nga e di un që ti je yll? Se të pash edhe në fcb, cuditrisht më doli aty”, i ka shkruar Noizy.

Por vajza e cila sipas “intv.al” është shumë e bukur, i ka bërë gjëmën reperit duke ja publikuar mesazhin në Instastory.
-640-0-5ad392a9534bc
Megjithatë, ndonëse emri dhe foto është e Noizyt, nuk dihet sa i vërtet mund të jetë ky mesazh pasi në ditët e sotme çfarë s’po ndodh me mjeshtrat e teknologjisë dhe as reperi vetë nuk ka reaguar deri tani.
noizy
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: