Tingujt e albumit “ALPHA” kanë oshëtirë mbrëmë në gjithë Tiranën si valë magjike që u përcollën nga “Nënë Tereza”. Noizy e pushtoi sërish atë shesh, ku u mblodhën me qindra funs, njerëz që prisnin me padurim të dëgjonin 22 këngët e reja të albumit të tij më të fundit, një pjesë e mirë e të cilave janë bashkëpunime me emra të suksesshëm të tregut muzikor kombëtar e ndërkombëtar si me Ylli Limanin, Elvana Gjatën. Mc Kreshën, Stinen, Camorrën, Varrosin etj.

Një spektakël i improvizuar me shumë mjeshtëri, ku mjaftoi muzika, ritmi, energjia, efekti i refleksioneve mbi fasadën e universitetit dhe i dritave robotike për të shënuan një tjetër eksperiencë unikë në Tiranë. Prezantimi i këngëve në këtë shesh nisi në orën 22.00 për t’u përcjellë pastaj në 23.00 në valët e radiove të Tiranës.

Noizy ishte aty, duke shijuar edhe një herë më shumë spektaklin e tij. Miqtë, bashkëpunëtorët e tij ishin aty, me të, siç kanë qenë gjithë herët në rrugëtimin e tij artistik edhe në realizimin e këtij albumi që tashmë është hedhur në të gjitha platformat digjitale e së shpejti do të hidhen edhe në youtube. Në fund, tejet i emocionuar Noizy ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, atje në shesh e përmes instagramit të tij.

“Ju falenderoj të gjithë ju që erdhët! Me të vërtetë ishte diçka ndryshe për mua që keni dhënë një super energji, keni kërcy e dëgjuar me shumë vëmendje”. Ndërsa postimi i fundit ka qenë një premtim i madh: “ALPHA, me ju deri në fund të botës”!
Kujtojmë që pas këtij show të improvizuar me shumë stil, për promovimin e albumit, Noizy do të rikthehet shumë shpejt pranë funs-ave të tij, me një tjetër koncert të madh, si ai i gushtit të kaluar. “Alpha show 2” do të vijë këtë here në arenën e madhe të stadiumit “Air Albania”, për të cilën Noizy ka vetëm një deklaratë: “Po, “ALPHASHOW 2” do të jetë padiskutim edhe këtë verë, me 04/GUSHT në Stadiumin AirAlbania. Do të keni surprizën më të bukur, ju premtoj!”. Derisa të vijë vera, funs-at kanë shumë për të shijuar, 22 këngë, tekstet e të cilave Noizy i ka shkruar vetë e i ka kompozuar në bashkëpunim me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb