North West darkoi dje me babanë e saj Kanye dhe gruan e tij të re në Malibu, Kaliforni. Vajza nëntë vjeçare e Kim Kardashian u shoqërua nga një shoqe e saj teksa ekipi i saj i sigurisë e zbriti në restorant, ku Kanye dhe Bianca Sensori po e prisnin.

Reperi u martua me 27-vjeçaren në fshehtësi të madhe dhe asnjëri nuk e ka konfirmuar apo mohuar martesën. Të porsamartuarit mbërritën në restorant pak para North, me Kanye që mbante një unazë në gishtin e tij.

Është e paqartë se prej sa kohësh çifti e njihnin njëri-tjetrin ose sa kohë ishin duke u takuar, por Bianca iu bashkua kompanisë së Kanye-s Yeezy në nëntor 2020.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo fitoi një diplomë bachelor dhe master në arkitekturë nga Universiteti i Melburnit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb