Ajaxi ka eliminuar Realin nga Liga e Kampionëve pasi e ka mposhtur në shtëpi 4-1. Kjo fitore i ka dërguar holandezët në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Real Madrid duket se është në një krizë totale. Pas humbjes në dy ‘El Clasico’ radhazi tani vjen edhe eleminimi nga kompeticioni më elitar i kontinetit, Champios League.

Te Real Madridi kishte shumë lojtarë që nuk dhanë atë që pritje, ndërsa i vetmi që bëri një paraqitje të mirë  ishte Reguilion i cili u vlerësua me notën  (7.2) sipas whosored.com

Notën më të dobët e mori Nacho (4.4), i cili në fund të ndeshjes u ndëshkua edhe me karton me të kuq.

Kroos (5.1) dhe Courtois (5.4) u vlerësuan shumë dobët në këtë sfidë.  Në anën tjetër te Ajaxi kishin paraqitje të mirë disa lojtarë. Tadic mori vlerësimin maksimal (10), pas tij vjen Ziyech me (8.9). Paraqitje të mirë kishin edhe Blind (7.7) Neres (7.4) e Schone (7.2) e De Jong (7).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb