Fitorja në derbi përballë Romës bën me krahë Lazio. Bardhekaltërit rikthehen fuqishëm edhe në Europa League duke marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Lokomotivë Moskës. Feston Sarri për këtë trepikësh të parë por feston edhe Edy Reja. Nuk ka lajm më të mirë për teknikun e kombëtares se sa të shoh titullar Thomas Strakosha përpara sfidave të tetorit. Sarri i besojë sërish pavarësisht gafës së bërë kundër Galatasaray. Strakosha mbajti portën e pa prekur ndërsa në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 6:

Strakosha Hysaj
Strakosha Hysaj

“E nisi ndeshjen disi i kontraktuar, kjo u pa qartë në topat e gjatë dhe jo preciz. Rusët e ngacmuan pak por kur u thirr në apel nuk gabojë në asgjë”. Si gjithnjë titullar fiks për Lazio ishte dhe Elseid Hysaj, një nga lojtarët më të vlerësuar, nota 6.5: “Në ndeshjen e tij të 250 nën urdhrat e Sarrit zhvillojnë një paraqitje të madhe. Është praktikisht kudo duke shoqëruar të gjithë aksionet sulmuese dhe duke mbyllur kur ishte e nevojshme. Shpëton Lazio nga goli i barazimit duke larguar topin me kokë gjatë një goditje këndi, pavarësisht se nuk është specialiteti i tij”, shkruajnë mediat italiane. Në lidhje me sfidën, Lazio zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë fal golave të Toma Basic dhe Patric.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb