FRANCE

Revista e përjavshme satirike Charlie Hebdo nuk lë pa ironizuar as zjarrin që ra në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris. Në kopertinën e saj të fundit të publikuar ditën e sotme shfaqet presidenti Macron me një buzëqeshje mizore dhe në kokën e tij shfaqen ky kullat e katedrales në flakë. Në anën e majtë të karikaturës shkruhet “Reforma” dhe në të djathtë të saj, ‘Filloj me strukturën”.

C 2 Fotogallery 3097518 0 Image
C 2 Fotogallery 3097518 0 Image

“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb