Në fushë apo jashtë sajë, Zlatan Ibrahimovic mbetet unik, deklaratat e tij bëjnë gjithnjë bujë. Ibra ishte i ftuar në studion e gazetarit të famshëm Piers Morgan ku nuk munguan deklaratat e bujshme:

“Nëse dëshiron të lush me zjarrin, unë të sjell zjarrin, por do të digjesh”, iu shpreh Ibra gazetarit i cili e pyeti nëse do të ishte vetvetja në këtë intervistë: “Kur them që unë jam zoti, ti mendon se unë po bëj shaka? Jo, nuk bëj shaka. Unë një personazh negativ në filmin e James Bond? Do ta shtypja, por unë jam shumë i shtrenjtë, nuk punoj falas”.

Guardiola
Guardiola

Ibra u ndal edhe te raporti i tij me Pep Guardiola-n: “Herën e para që e takova me tha: mos harro, lojtarët këtu te Barcelona nuk prezantohet me Ferrari. Unë u prezantova pikërisht me Ferrari”. Nga një batutë te tjera Ibra vijojë: “Kush mendon se të shënosh gol është më mirë se sa seksi do të thotë që ka probleme me seksin, duhet ndihmuar”.

Mino Raiola
Mino Raiola

Në fund Ibra bëri dhe një koment për ish menaxherin e tij Mino Raiola, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë: “Ishte një humbje e madhe. Nuk ishte thjesht një agjent, ishte gjithçka për mua. Më mungon akoma, u mungon të gjithëve”, u shpreh Ibra ndër të tjera, pasi intervista e plotë do të publikohet më 5 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb