UEFA së fundmi ka zbuluar topin e krijuar nga “Adidas” për Evropianin 2024, kompeticion që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm në Gjermani. Këtë top e presin ta shkelmojnë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Shqipëria është vetëm një pikë larg “Euro 2024”, me Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy finale të rëndësishme përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Njësoj si në Botërorin e Katarit, topi do të ketë “Connected Ball Technology”, e cila do të nxjerrë informacione që do të ndihmojnë më shumë VAR-in për të dhënë vendimet e saj.

Topi 1
Topi 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb