MIRDITË

Një telefonatë në çastet e fundit të jetës. A ka qenë e planifikuar për t’i marrë jetën? Vëllai i Kastriot Reçit, biznesmenit 47-vjeçar që u vra dje me snajper në Rrëshen ka treguar dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku dhe ai vetë ishte dëshmitar.

Bëhet fjalë për një prej 7 vëllezërve Reçi, i cili ka qenë bashkë me 47-vjeçarin por ishin ndarë vetëm disa sekonda. Ai ka rrëfyer se e ka gjetur vëllain të shtrirë përmbys dhe nuk ka pasur shumë gjak, ndaj e kanë dërguar menjëherë në spital por aty është konstatuar se kishte ndërruar jetë në vend. Plumbi, siç tregon ai ka qenë mes shpatullave.

“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin. Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllain të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer për të afërmit vëllai i viktimës.

Ceremonia e varrimit e 47-vjecarit do bëhet sot në orën 14:00. Brenda dy vitesh, 2 nga 7 vëllezërit Reçi janë vrarë në atentate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb