TIRANE

“Nuk duhet të notoni në vetë kënaqësi se ky nuk është fundi i rrugës, por fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e vështirësi.” me këto fjalë iu drejtuar sot prokurorja e përkohshme e përgjithshme, Arta Marku, magjistratëve të rinj.

Në ceremoninë e diplomimit për magjistratët e rinj, në shkollën e Magjistraturës, kryeprokurorja Arta Marku tha se sfida të mëdha i presin këta të rinj përpara dhe se këtë do ta kuptojnë shumë shpejt.

“Keni përfituar njohuri e eksperiencë të bollshme e këto ju bëjnë të ndiheni të fuqishëm e të përgjegjshem. Latinet thoshin se “dija është fuqi”. E vërtetë por deri në një farë mase.E vertete nëse veproni në mënyrën e duhur në të drejtën.Le te kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni perse e kam fjalën e do ndesheni me to.

Sistemi i drejtesise është në reformim të thellë, edhe veshtiresite jane shumë të mëdha. Unë jam e bindur se do ja dilni me energjitë e reja që do i sillni sistemit e do ndimoni në përmirëasimin e imazhit të sistemit dhe ter imazhit të Shqipërisë gjë të cilën ne të gjithë e duam”.- u shpreh Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb