Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një qytetar mbajti një fjalim ku shprehu pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkoi ndryshim politik përmes bashkimit të qytetarëve.

Ai u shpreh se pjesëmarrja në protestë është një sinjal i fortë për, siç tha ai, nevojën për demokraci dhe ndryshim në vend.

“Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë, se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Më shumë se kurrë duhet një front i përbashkët për një qëllim,” u shpreh ai.

Sipas tij, protesta duhet të shërbejë si nxitje për bashkim dhe jo për përçarje mes qytetarëve.

“Ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për të na përçarë. Sot jemi të gjithë këtu për ndryshim,” shtoi ai.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së djeshme në protestë, qytetari pretendoi se numri i protestuesve ka qenë shumë i lartë.

“Dje ishim 200 mijë veta. Kjo është vota e vërtetë jo ajo që manipulon Edi Rama me Ulsi Manja”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb