“Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është, në thelb është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”.

Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë dhe se ky hap “është i ilegjitim dhe i paligjshëm”.

Erdogan shtoi: “Mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb