Dominik Livakovic është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Kroaci-Brazil. Njoftimi ka ardhur nga FIFA, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Portieri i kroatëve ishte i pakalueshëm në mesin e shtyllave, duke shpëtuar disa herë ballkanasit nga pësimi i golit. Livakovic bëri disa pritje vendimtare, për t’i dhënë skuadrës së Dalic një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit. Kroacia synon që të arrijë suksesin në Kupën e Botës që po mbahet në Katar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: