Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 459 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Burime zyrtare bënë me dije se 445 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, të cilët janë gjobitur me 3.000 lekë secili. Ndërkohë që 5 persona janë shoqëruar nga policia, pasi kanë refuzuar që të tregojnë mjetet e tyre të identifikimit, ndërsa janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: