Takimi midis Jorge Mendes dhe drejtuesve të Juventusit është mbyllur pa një marrëveshje efektive për të dyja palët. Drejtuesit e Cityt kishin shpresa se Mendes do ta transferonte Ronaldon free në Manchester, por Juve nuk heqë dorë nga kërkesa prej 30 milionë eurosh.

Tani do të shikohet vetëm mundësia e transferimit të Gabriel Jesus në Torino, me një shkëmbim kokë më kokë me Ronaldon. Bardhezinjtë nuk i pranojnë tekat e 36-vjeçarit, pasi kontratat i përfundon vitin tjetër dhe janë dukshëm të favorizuar në tratativa.

Nga ana tjetër, City i ka ofruar Ronaldos kontratë për 2 vite me 15 milionë euro në sezon, aq sa Ronaldo mund të marrë për 1 vit në qoftë se qëndron te Juve. Siç shihet, për Ronaldon nuk është çështje parash.

Tani fjala e fundit i takon Cityt, ose të japë Gabriel Jesus në shkëmbim, ose të paguajë 30 milionë euro për Ronaldon. Mbeten edhe 5 ditë në mbyllje të merkatos, gjithçka mund të ndodhë deri në mbrëmjen e 31 gushtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb