Një 23-vjeçare me origjinë marokene është dhunuar rëndë nga bashkëshorti i saj, pasi zbuloi se ajo pinte pilula kundër shtatzënisë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa referuar “Ansa”, e reja pas njoftimit të policisë, është gjetur nga efektivët me fëmijën në krahë të tronditur dhe duke qarë.

Ajo ka dëshmuar se sherri kishte nisur pasi nuk kishte pranuar të kryente marrëdhënie intime me bashkëshortin dhe pasi ai kishte zbuluar se ajo merrte pilula kontraceptive.

Sipas saj, bashkëshorti i saj,36 vjeç kërkonte që të bënin më shumë fëmijë.

Sakaq, pas denoncimit, ai ka rënë në pranga.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: