Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, i cili është babai i djalit të saj Gabriel, prezantuesja dhe balerina Hueyda El Saied vendosi të largohet nga Shqipëria. Ndarja e saj nga bashkëshorti pasi e kishte tradhtuar u komentua mjaft në media. Së fundmi Hueyda El Saied ka rrëfyer se si djali i saj e zgjon në mëngjes edhe pse ajo nuk resht së kujtuari ata që e kanë tradhtuar dhe dhimbja sipas saj është e madhe.
Statusi i plotë i Hueyda El Saied në Facebook:
Eshte ora 7 e mengjesit e ndersa pres me padurim te degjoj zerin më me jete per mua ne kete bote i cili si cdo mengjes do te me thote : «Mami eja, u zgjova une.», prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane «tradhetuar» (me te dashuren «Zonjen Vdekje»). Dhimbja eshte aq e madhe sa mund te qaj tere mengjesin e dreken bashke, por zeri melodioz i Gabrielit te sapo zgjuar me dikton qe do te beja me mire t’i kushtoja vemendje atyre qe kisha ende prane… Ata qe adhuroj, qe i dua, familjes sime, miqeve (familja qe une kam zgjedhur te kem), ata qe vertet nuk i shoh çdo dite, por qe e dime sa shume e duam njeri-tjetrin… Jeta eshte shume delikate, koha vrapon dhe çdo minute eshte shume i vyer, ndaj dua ta jetoj kohen e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej qe me duan aktualisht…
#Gabrieljetaime
#IParajsesqoftshMichelCarcassonne
*** Mezi po pres qe te mbaroj 2017a. 2018 do te jete viti im, e di ?
25158036_1493584920725356_7413523115085383402_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: