Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja i ka dhënë fitoren ekipit të tij holandez ku është huazuar, Vitesses duke e ngjitur në kuotën e 12 pikëve për të ndarë vendin e parë me Ajax.

Broja në Ligën e Kombeve gjatë dy ndeshjeve me Shqipërinë nuk arriti të shënojë asnjë gol si me Kazakistanin ashtu dhe në Lituanë.

Duket se 19-vjeçari është tjetër sulmues në Holandë, pasi sot dy golat e vetëm për Vitessen i shënoi ai, teksa i dyti ishte vërtet i veçantë pasi me një nuhatje prej bomberi gënjeu mbrojtësin dhe me një kthesë e çoi topin drejt rrjetës.

Broja i cili vetëm në shtator i mbushi 19 është aktualisht lojtar i Chelsea, nga Akademia e të cilit ka dalë, por u huazua në Vitesse, një klub holandez i njohur për marrëdhëniet e mira me londinezët ku rriten talentat e bluve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb