TIRANE

Arilena Ara ka konfirmuar së fundmi bashkëpunimin me Noizyn. Këngëtarja ka ndarë një sinkron nga xhirimet e klipit, teksa ka lajmëruar se numërimi ka filluar dhe se projekti do të publikohet sot.

“Arilena Ara, Noizy, vrasës. Të premten, 9 korrik”, shkruhet në postimin e Arilenës e cila ka treguar edhe titullin e këngës.

Ndonëse deri më tani ndjekësit janë mësuar ta shohin në balada apo këngë pop Arilenën, ky projekt i ri ka ngjallur shumë kureshtje ende pa u publikuar.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: