Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën qytetin brazilian të Petropolis është rritur në 186, thanë autoritetet, një javë pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën qytetin turistik.

Që nga stuhia, punonjësit e shpëtimit kanë kërkuar për viktima, duke gërmuar nëpër baltën dhe rrënojat e mbetura nga rrëshqitjet shkatërruese të dheut që goditën kryesisht komunitetet e varfra të kodrave.

Numri i personave të zhdukur aktualisht është 69, një shifër kjo që ka rënë pasi trupat e viktimave janë identifikuar dhe ndërsa familjet e ndara në kaosin fillestar arrijnë të ribashkohen.

Policia tha se 33 fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në përmbytjen e 15 shkurtit.

Më shumë se 850 njerëz që humbën shtëpitë e tyre janë vendosur në strehimore emergjente.

Zyrtarët po bëjnë një operacion të madh pastrimi për të hequr baltën, rrënojat dhe automjetet e bllokuara të shpërndara rreth Petropolis, një qytet piktoresk me 300,000 banorë që ishte kryeqyteti veror i shekullit të 19-të i perandorisë braziliane.

Në tre muajt e fundit, të paktën 236 njerëz kanë vdekur nga stuhitë e forta në Brazil.

Ekspertët thonë se shirat e mëdha po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb