Numri një i stolit të Erzenit, Xhevahir Kapllani nuk është përmbajtur në deklaratën për mediat pas barazimit me Teutën.

“Më vjen keq për çunat, sepse nuk janë përgatitur që të nisim lojën me një penallti inekzistente. Vuajtëm në minutat e para, ishim pak në presion edhe sepse kishim erën kundër. pjesa e dytë ka folur vetëm për ne dhe ishim ne që krijuam më shumë raste për të shënuar.

Amir nga stoli? Nuk ka arritur akoma gjendjen e tij optimale, sepse ka qenë i sëmurë me ilaçi. Madje ka rënë goxha edhe në peshë. Presim nga momenti në moment të kthehet ai lojtari i vërtetë që jemi mësuar gjithmonë të shohim në fushë”, ka thënë Kapllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb