Trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq para mediave pas barazimit 1-1 me Laçin.

“Të vjen keq pasi është e dyta ndeshje që pësojmë në sekondat e fundit, ashtu si me Partizanin. Normalisht të vjen keq sepse djemt luftuan dhe dhanë maksimumin. Pjesa e parë foli për ne, ndërsa e dyta për Laçin pak më tepër. Na duheshin patjetër 3 pikët, por kështu e ka futbollit. Momenti i golit të barazimit ishte mungesë përqendrimi. Portieri është ai që na ka shpëtuar në ndeshjet e tjera, ai është djal i ri. Më vjen keq që nuk e goditëm atë top. Era ndikoi tek trajektorja e topit. Na ikën dy pikë, tani të nevojshme janë vetëm pikët. Më vjen keq për djemtë.

-Shumë pak ndërrime dhe ato ishin të sforcuara. Mungesë lojtarësh në dispozicion apo mungesë besimi?

“Bëmë dy ndërrime të detyruara. Mendoj që duhet të kisha marrë guximin dhe të ndryshoja një nga mesfushorët e qendrës. Por duke parë që nuk kanë minuta në këmbë s’doja të rrezikoja. Kisha dy mesfushorë qendre që mund t’i përdorja sot”.

-Vjet kur morët Teutën, por edhe këtë vit shoh një formë pesimizmi?

“Unë nuk mendoj të shpëtoj ekipin, por mendoj vendin e katërt. Prandaj më vjen keq pasi kur pëson gola në fund. Edhe me Tiranën po të shikoni pësuam me penallti dhe u ndëshkuam me goditje standarde. Vjet u mërzita që nuk kapa europën, ndërsa këtë vit nuk mendoj për fundin e tabelës, por për vendin e katërt” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: