Pavarësisht rritjes së standardeve të cilësisë së produkteve shqiptare, hyrja e tyre në tregjet e jashtme vijon të mbetet një sfidë jo e lehtë. Në mbështetje të eksportit të këtij potenciali të prodhimeve tipike vendase, Ministria e Bujqësisë dhe ajo për Europën dhe Punët e Jashtme kanë nisur një projekt të përbashkët.

“Eksporti është një sfidë  jo e lehtë ndaj na duhet bashkëpunim dhe vendosëm të bëhemi bashkë me ministrin ë e jashtme për të bashkuar forcat në këtë objektiv që i kemi vënë vetes për të nxjerrë produktet shqiptare në tregun ndërkombëtar.”- u shpreh Peleshi

Rol të rëndësishëm në këtë nismë ka patur diplomacia ekonomike që përmes një projekti ka arritur të evidentojë të gjitha baret e restorantet me menaxherë shqiptarë në të gjithë botën. Kjo data bazë do të shërbejë sipas ministrit të jashtëm Ditmir Bushati njohjen me produktet shqiptare dhe futjen e tyre në treg.

“Një nga qëllimet e projektit që ne kemi eksperimetuar me të gjithë trupën diplomatike ishte evidentimi i të gjithë restoranteve që menaxhohen nga shqiptarët..dhe një pjesë e tyre janë të gatshëm të përfshijnë si pjesë të asortimentit të tyre mallrat që vijnë nga Shqipëria”- tha ministri Bushati

Sipas ministrave të Bujqësisë dhe atij të jashtëm, paralel me këtë projekt po punohet edhe për rritjen e promovimit të prodhimeve tipike vendase dhe certifikimin e tyre. Kjo përmes draft ligjeve që pritet të miratohen brenda këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb