Xhesika Ndoj është një nga vajzat më të diskutuara të showbizit. Ajo u bë pjesë e muzikës duke nxjerrë në treg videoklipe me përmbajtje përgjithësisht erotike, që duket se tërhoqën mjaftueshëm vëmendjen e publikut, kryesisht të rinjve.
Një ditë më parë këngëtarja Xhesika Ndoj postoi në rrjetet sociale një foto ku tregonte tufat me euro e shkruante: “Punë është edhe kjo”, duke iu referuar faktit që po lodhej duke i numëruar.
Pas kësaj foto, ndjekësit në Instagram i kanë komentuar se lekët ja ka dhënë deputeti e ato janë “paratë e popullit”, por ajo u ka kthyer një përgjigje: “Hahaha lekët e popullit? Jo janë lekët e mia! Madje duhet t’i jap borxh deputetit”, shkruan këngëtarja në Instagram.

45543-640-0-59d8ea2532664
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: