Ish kreu i ISKK, Agron Tufa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar sërish ashpër deputetin e PS Spartak Brahon.

Tufa ngre një pyetje për Brahon, duke u shprehur se deputeti duhet të përgjigjet nëse është proceduar si gjyqtar në Gjykatën e Lartë në vitet 1980.

Postimi i Agron Tufës:

“Një pyetje “Moralistit” Spartak Ibrahim Braho

O lumëmadh që na shet “moral” edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: a je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb