Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Një grua 71-vjeçe, ka humbur jetën teksa ndodhej në një shëtitje me familjarët e saj. Ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb.

Ky moment është filmuar rastësisht nga dhëndri. Ai po filmonte peizazhin malor në pyll pranë fshatit Tepekov, në provincën verilindore të Artvin.

Ndërsa kamera po lëvizej për të kapur pamjet, Kadir kapi aksidentalisht momentin kur vjehrra e tij, Pumpul Karademir shkoi në buzë të shkëmbit për të parë poshtë para se të humbte ekuilibrin e saj dhe të binte nga shkëmbi.

E bija Ayla mund të dëgjohet teksa e paralajmëron nënën e saj duke i thënë disa herë ‘mos shko, mami, jo, mami, mos shko’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb