Një nga protestuesit ka shpërthyer në protestën që po mbahet para Kryeministrisë duke u shprehur se nuk ka qenë pjesë e tubimeve prej dy ditësh pasi është “sulmuar” sipas tij nga “makineria e patronazhistëve”.

Megjithatë ai është shprehur se nuk do të dorëzoihet dhe se populli është ngritur në revolt deri në largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

“E dini pse nuk më keni parë dy ditë të flas? Se makineria e patronazhistëve nisi të më sulmonte, por e nisa me gjak në Zvërnec e deri në pikën e fundit të gjakut do të jem këtu. Nëse tradhtari këllira Rama mendon se do më shporrë mua, e ka gabim sepse shqiptarët janë ngritur në këmbë e do ta shporrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb