Përpara Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, qytetarët kanë mbushur bulevardin.
“Të qëndrojmë deri sa ta largojmë. Edi Rama shko në burg”, ka qenë kjo thirrja e një prej protestueseve që i është bashkuar protestës që prej 8 ditësh zhvillohet në Tiranë.
Një tjetër qytetare gjithashtu teksa iu bashkua protestës, iu përgjigj kritikave të fundit të kryeministrit Edi Rama i cili i ka quajtur honxo bonxho.
“Jemi quajtur honxho-bonxho, pa tru, pa mend. E sot na se po bllokojmë turizmin. Por jo je ti ai që rrethove Zvërnecin…A më thua dot se duhet të jem nga Zvërneci apo Rrjolli që të mbroj këto vende. Nëse nuk ke kurajë , të përgjigjem unë ty…Shqipëri quhet toka, ku ka pasur shtëpinë…Ke kaq ditë që flet për kontrata. 13 vite më parë ke nënshkruar për mua…Dola në protestë më vonë, ju thamë arsimi është i dështuar. T’i numëron votat e ne njerëzit që ikin”, tha ajo.
